Shaqiri: “Procesi i digjitalizimit është një nga objektivat tona më të rëndësishme”


Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës zotëri Jeton Shaqiri para pak minutash ka ndarë në profilin e tij në fejsbuk, një postim ku ka informuar për procesin e digjitalizimit.

Postimi i tij i plotë: “Procesi i digjitalizimit është një nga objektivat tona më të rëndësishme dhe ne jemi të përkushtuar dhe të vendosur për ta çuar atë deri në fund
Regjistri për persona juridik në Regjistrin qëndror tashmë i lidhur me Sistemin për menaxhim të dokumentave (DMS).

Në seancën e saj të rregullt të 129-të, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut kaloi pikat e informacionit për integrim të Sistemit informativ për menaxhim të burimeve njerëzore me Regjistrin qëndror të popullsisë, integrim të Sistemit për menaxhim të dokumentave me Regjistrin qëndror për persona juridik dhë nënshkrues zyrtar dhe integrim të Sistemit për menaxhim të dokumentave me portalin nacional për shërbime elektronike (uslugi.gov.mk).

Është finalizuar integrimi mes Sistemit për menaxhim të dokumentave dhe Regjistrit qëndror për persona juridik dhe nënshkrues zyrtar dhe është funksional.
Për integrimin mes Portalit nacional për shërbime elektronike dhe Sistemit DMS është në zhvillim e sipër procedura e tenderimit dhe së shpejti do të nënshkruhet marrëveshja për mirëmbajtje të sistemit.
Përsa i përket integrimit të Sistemit informativ për menaxhim të burimeve njerëzore (SIMBNJ) me Regjistrin qëndror të popullsisë, po planifikojmë veprimet për zhvillim të një sistemi të ri të SIMBNJ.
✅Objektivi ynë që të krijojmë lehtësira dhe të rrisim mirëqënien për qytetarët tanë dhe besojmë se digjitalizimi është një nga kontribuesit kryesor për të arritur këtë objektiv. “

Baby Boo