Shaqiri: “Jemi duke punuar në optimizimin e rrjetit të shkollave dhe formula të reja për financimin e arsimit fillor dhe të mesëm”


Optimizimi i rrjetit shkollor në arsimin fillor dhe krijimi i formulave të reja për financimin e arsimit fillor dhe të mesëm janë ndër komponentët kryesorë të planit për reformimin e sistemit arsimor kombëtar dhe për momentin jemi duke punuar për to së bashku me Bankën Botërore dhe UNICEF. Qëllimi është shfrytëzimi më i mirë i burimeve në dispozicion, arritja e efikasitetit më të madh dhe cilësisë më të lartë të sistemit edukativo-arsimor.

Këtë e theksoi ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri gjatë debatit të sotëm kushtuar arsimit, i cili u mbajtë në qeveri, ku përveç disa ministrave të qeverisë dhe kryetarëve të komunave, mori pjesë edhe drejtori rajonal i UNICEF-it për Evropë dhe Azinë Qendrore, Afshan Khan , së bashku me përfaqësuesin e përhershëm të kësaj organizate në vend, Patricia Di Xhovani.

Shaqiri theksoi se paratë nga buxheti i shtetit që ndahen për arsimin po rriten vazhdimisht nga viti në vit dhe kjo është për t’u përshëndetur, sepse, siç tha ai, ne tregojmë përkushtim për zhvillimin e sektorit, për përshtatjen e tij me ndryshimet globale , proceset dhe standardet, por,është e nevojshme që ato mjete të alokohen më mirë.

“Në vend kemi 347 shkolla fillore komunale ose nëse i shtojmë objektet rajonale janë gjithsej 975. Por në shumicën prej tyre kemi një rënie të numrit të nxënësve në vitet e kaluara , dhe për këtë nuk është përgjigjur në mënyrë adekuate dhe sistematike. Përkundrazi, të gjitha shkollat ​​vazhdojnë të punojnë, kurse në disa vende është shtuar numri i mësimdhënësve. Kemi raportin nxënës-shkollë-mësimdhënës i cili nënkupton se ka hapësirë të konsiderueshme për shfrytëzim më efikas të burimeve. Për këtë kemi nevojë për optimizim të rrjetit të shkollave”, tha Shaqiri.

Ministri potencoi se optimizimi nuk nënkupton mbyllja e shkollave dhe largimi i mësimdhënësve nga puna. Aty ku shkolla nuk funksionon për shkak të uljes së natalitetit ose migrimit, së bashku me popullsinë lokale, objektit do t’i gjendet qëllim tjetër. Do të tregohet kujdes për fëmijët nga klasa e parë deri në të tretën të kenë mësim në vendbanimin e tyre, kurse për fëmijët nga klasa e katërt deri në klasën e nëntë, nëse ka nevojë për të udhëtuar në shkollën qendrore më të afërt, do të sigurohen kushte dhe mjete financiare të përshtatshme për transport. Ndërkohë , gjithmonë do të ketë nevojë për mësimdhënës . Pikërisht tani, kur me konceptin e ri parashihen ndryshime për arsimin fillor në plan-programet mësimore dhe më tepër aktivitete dhe qëndrim më të gjatë të fëmijëve në shkollë. Kështu do të sigurohet vend i përshtatshëm për çdo mësimdhënës, ka shtuar Shaqiri.

Njëkohësisht, siç tha ministri, është e nevojshme edhe një formulë e re për shpërndarjen e aktiveve financiare,sepse aktualisht formula që aplikohet mbron shkollat ​​me numër të vogël të nxënësve. Në shkollat ​​e tjera me numër më të madh të nxënësve, mjetet nuk janë të mjaftueshme për të gjitha nevojat aktuale, duke theksuar se nuk mund të parashikojnë mjete përzhvillimin profesional të mësimdhënësve , mjete për rritjen e gjithëpërfshirjes në shkollë, për mirëmbajtjen e objekteve etj.

“Formula e re, kemi paraparë të ketë 4 komponentë.I pari është komponent bazë – i cili do të sigurojë fondet e nevojshme për funksionimin e shkollave, sipas shpenzimeve për nxënës, përkatësisht mjete për paga, shërbime komunale për ngrohje,për materiale, inventar të vogël dhe tjera . E dyta është komponent i ndryshueshëm – i cili duhet të sigurojë mjete të transportit për nxënësit, ndihma teknike për nxënësit e klasave 4-9 të cilët janë pjesë e familjeve të rrezikuara sociale dhe nuk kanë pajisje mësimore për tekste digjitale, tekstet shkollore për nxënësit e klasave të para deri në të tretën , dhe kompensim për nxënësit që ndjekin mësimet në gjuhë të cilën e flasin bashkësitë më të vogla etnike.E treta është komponenti e përshtatjes e cila siguron efekt barazues të rezultateve të marra nga dy komponentët e parë. Dhe e fundit është komponent e zhvillimore e cila do të stimulojë progresin, përmes kompensimit të rezultateve të mira të arritura, sipas parametrave konkrete”, shpjegoi Shaqiri.

Ai pret se zgjidhjet përfundimtare do të arrihen së shpejti dhe ato do të fillojnë të aplikohen. Siç tha ai, shpreson në mbështetjen nga UNICEF dhe Banka Botërore edhe në të ardhmen, sepse përvoja e tyre ka rëndësi të madhe për ne si vend në zhvillim që përpiqet të bëhet shoqëri e zhvilluar.

Baby Boo