Shaqiri: Edhe një hap para në procesin e digjitalizimit

Digjitalizimi i shërbimeve është proces tejet i rëndësishëm për të ardhmen europiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Sot ministri Shaqiri ishte prezent në qytetin e Manastirit, ku bashkë me kryetaren e Komunës së Manastirit, znj. Natasha Petrovska promovoi qendrën “Një pikë për shërbime”.

Baby Boo

“Ky është një investim direkt i Ministrisë për shoqëri informatike dhe administratë dhe synojmë që kjo qendër të shndërrohet në një lokacion shumë të frekuentuar ku qytetarët e Manastirit do të marrin shërbimet e kërkuara” tha Shaqiri.
Ministri Jeton Shaqiri shtoi: “Për momentin ofrojmë 62 shërbime direkte, jemi ndërmjetësues për mbi 65 shërbime dhe ofrojmë mbi 800 informacione të nevojshme për marrjen e shërbimeve. Kjo është qendra e katërt me radhë që hapim pas atyre në Shkup, Tetovë dhe Kumanovë. Hapja e qendrës së radhës në qytetin e Ohrit është vetëm çështje kohe”.

“Planifikojmë të hapim qendra të ngjajshme në të gjitha qytetet e vendit me popullsi prej mbi 25.000 banorësh, siç janë Strumica, Struga, Velesi, Gostivari, etj. Gjithashtu theksoj se nuk do ti harrojmë dhe qytetet me popullsi më të vogël prej 25.000 banorësh. Këto qytete do ti pajisim me aparate të quajtur dokumentomatë për lëshim të dokumentave, përmes të cilëve qytetarët do të mund të marrin shërbimet e nevojshme” mbylli fjalimin e tij ministri Shaqiri.