Shkup, fëmija 12-vjeçar bie nga ndërtesa


Një fëmijë 12-vjeçar nga Shkupi ka përfunduar në spital pasi i njëjti mbrëmjen e djeshme është rrëzuar nga banesa ku jetonte, përcjell TV21. Nga MPB thonë fëmija ka qenë i vetmuar në dhomë para se të rrëzohej.

“Me datë 22.01.2023 në ora 17:13 në SPB-Shkup është raportuar se një djalë 12 vjeçar nga Shkupi ka rënë nga banesa në rrugën “Luka Gerov” në Shkup. Sipas raportimit të nënës, i mituri është rrëzuar në moment teksa ka qenë i vetëm në dhomë. Një ekip nga SPB-Shkup ka kryer kontroll dhe i mituri është dërguar për ndihmë në kompleksin klinik “Nënë Tereza”. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.

Baby Boo