SHANTAZOI BERLUSKONIN PËR 35 MILIONË EURO, ARRESTOHET SHQIPTARI NË ITALI (EMRI-FOTO)


Një 37 vjeçar shqiptar është arrestuar nga karabinierët italianë pasi është pjesë e bandës që ka shantazhuar ish-kryeministrin e Italisë Silvio Berluskoni në 2012.

Ilirjan Tanko është njëri nga anëtarët e bandës që morën peng në vitin 2012 kontabilistin e besuar të Berluskonit, Giuseppe Spinelli, ndërsa i kërkuan ish-kryeministrit të paguante 35 milionë euro ose Spinelli do të ekzekutohej.

Gjashtë vite më parë Tanko së bashku me 3 italianë dhe dy shqiptarë të tjerë kanë mbajtur peng Spinellin dhe bashkëshorten e tij për 10 orë në banesën e tyre duke u kërkuar 35 milionë euro ose në të kundërt do të publikonin disa dokumente për skandalet politike në Itali.

Shantazhi me dokumentet rezultoi fals dhe Berluskoni nuk ra pre e tij, ndërsa Tanko u dënua me 4 vite e 4 muaj burg dhe u ndalua përgjithmonë hyrja në shtetin italian.