Shakaja e Trumpit në drekën e punës, reagimi i Kim Jong-unit


Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe ai i Koresë së Veriut, Kim Jong-un nënshkruan sot Deklaratën historike mes dy vendeve.

Ndërsa premtohet për denuklearizimin dhe në këmbim heqje sanksionesh ndaj Koresë së Veriut, në ditën historike të takimit Donald Trump-Kim Jong-un ka pasur edhe momente që kanë shkaktuar ilaritet.

E tillë është edhe një video e shpërndarë nga Reuters, ku shfaqen pamje nga dreka e punës mes dy delegacioneve.

Ende pa u ulur në tavolinën ku do të drekohej, presidenti amerikan i drejtohet medias me shaka: “Më qëllim që të bëjmë një foto të bukur të gjithë, a dukemi të pashëm dhe të dobët?”

Dikush nga media i përgjigjet: “Dukeni bukur”.

“Perfekt”, – reagon sërish Trump.

Nga ana e presidentit të Koresë së Veriut nuk duket i njëjti entuziazëm për shakanë e përcjellë. Ai shfaqet me një pamje të ngurtë dhe me një buzëqeshje të ngrirë nga pjesa e delegacionit që e shoqëron.

Baby Boo