Ahmeti: Sot do të kemi takim me Zaevin


Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti gjatë konferencës për media ka bërë të ditur edhe takimin që ai do të zhvillojë sot me liderin e LSDM-së Zoran Zaev që kanë të bëjnë me zhvillimet e rëndësishme politike pas zgjedhjeve të 15 korrikut dhe me theks të vecantë edhe për negociatat për qeverinë e ardhshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ali Ahmeti është shprehur se jemi në momente tepër të rëndësishme për vendin dhe duhet të mbajmë përgjegjësi për situatat që duhet të zgjidhen në vend.

BDI u shpreh ai ka kapacitete dhe fuqi për të zgjidhur problemet dhe cdo zgjidhje që do bëhet do jetë në dobi për shtetin dhe qytetarët përfshirë shqiptarët dhe maqedonasit dhe ajo zgjidhje gjithashtu do jetë në të mirë të vendit për paqen dhe stabilitetin në përgjithësi deklaroi kreu i BDI-së./TetovaSot

Baby Boo