Shaip Kamberi i përgjigjet Vuçiqit me një hartë të Kosovës


Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë iu është përgjigjur presidentit serb, Aleksandër Vuciq që dje ka publikuar një fotografi të hartës së Kosovës me flamurin serb.
Në profilin e tij ai ka publikuar një fotografi të hartës së Kosovës ku shihet edhe flamuri i Republikës së Kosovës.

Në mbishkrimin e fotografisë, Kamberi ka shkruar “le të nervozohet kush të dojë”.
“Deri në përjetësi”, shkruhet nën hartën që ka publikuar Kamberi.
Lidhur me foton që ka publikuar në rrjete sociale Vuciq kanë reaguar disa fytyra publike, derisa, në profilin e tij ka pasur shumë komente nga kosovarët.

Baby Boo