Lojtari i Shkëndijës Dashmir Elezi shitet te Lokomotiva e Zagrebit


Futbollisti i ri i Shkendijës, Dashmir Elezi, e vazhdon karrierën në Kroaci, konkretisht në skuadrën e Lokomotivës së Zagrebit. Klubet e Tetovës dhe Zagrebit kanë rënë dakord për transferimin e sulmuesit 19-vjeçar, shuma nuk është bërë e ditur, por si pjesë e transferimit, Shkendija do të marrë 10% të parave gjatë transferimit të radhës të futbollistit.
Elezi ka dalë nga shkolla eShkendisë, dhe për ekipin e parë debutoi në moshën 16-vjeçare dhe është golashënuesi më i ri në historinë e klubit. Ai ka 90 ndeshje dhe 13 gola për ekipin e parë të Shkendisë, me të cilin fitoi titullin në sezonin 2020/21.
Elezi vitin e kaluar bëri një transferim te Torpedo Kutaisi, por me kërkesë të lojtarit për shkak të një tragjedie familjare bashkëpunimi u ndërpre dhe ai u rikthye te Shkendija.

Baby Boo