Shahpaska: “Do të krijojmë vende të reja pune”


Me Ligjin e ri për marrëdhënie pune qartë rregullohen format jostandarde të punësimit, me të cilën proceset e punës do të përshtaten në nevojat e reja të tregut të punës. Të drejtat e punëtorëve plotësisht do të mbrohen, theksoi sot ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska në punëtorinë “Vlerësimi i formave jostandarde të punësimit në kontekstin maqedonas”.

Ministrja potencoi se me rregullore të mirë dhe implementim të formave jostandarde të punësimit mundësohet përshtatje e shpejtë e punëdhënësve në tregun dinamik të punës dhe ballafaqim me mungesën e fuqisë punëtore.Nga ana tjetër, tha, punëtorëve do t’ua lehtësojë qasjen në vende të reja të punës, veçanërisht grupeve të margjinalizuara, të rinjtë, gratë, punëtorët më të vjetër dhe emigrantët.Sipas ministres, format jostandarde të punësimit nuk guxojnë të jenë mjet për zvogëlim të shpenzimeve për fuqi punëtore në llogari të të drejtave bazë të punëtorëve.“Dhe prandaj, gjatë rregullimit të tyre duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Punëtori dhe të drejtat e tij në asnjë moment nuk guxojnë të rrezikohen”, vlerësoi Shahpaska.

Ajo theksoi se me Ligjin e ri për marrëdhënie pune qartë do të rregullohen marrëveshjet për kohë të caktuar, puna nga distanca dhe puna prej në shtëpi, angazhimi i punëtorëve në amvisëri, punë sezonale dhe periodike, punë me kohë të pjesshme.“Më mirë do të rregulohet edhe marrëdhënia e punës duke i adresuar punësimet e fshehta, të cilat janë devijim thelbësor nga punësimi standard. Këto janë çështje jashtëzakonisht të rëndësishme dhe pikërisht sepse punëtoria është shumë e rëndësishme për ne si shtet, që të mund të sjellim zgjidhje të vërtetë të cilat do të jenë në interes të punëtorëve dhe punëdhënësve, ndërsa me atë do të jenë në interes të shtetit”, tha ministrja. Punëtoria është organizuar nga Organizata ndërkombëtare e punës, ndërsa fjalim kishte edhe koordinatori kombëtar i MOT, Emil Kërstanovski. Onlajn morën pjesë ekspertë ndërkombëtar juridik dhe ekonomik nga fusha e tregut të punës, për dialog social dhe të drejtë të punës, por edhe ekspertë dhe profesorë universitar nga shteti, ndërsa të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e punëtorëve dhe të punëdhënësve.

Baby Boo