Falet gjaku i 22-vjeçarit që u godit nga vetura në Prizren


Sot në varrezat e fshatit Berjahë të Gjakovës iu dha lamtumira e fundit 22-vjeçarit Lordon Syla, njëri nga viktimat e aksidentit tragjik të së shtunës në Prizren.
Pas ceremonisë së varrimit, familja Syla fali gjakun e djalit të tyre, Lordonit.

“Familja më porositi, se nëse kemi diçka për të falur, veç se është e falur vetëm për hatër të Zotit”, tha hoxha pas varrimit të tij.

Në aksident mbetën të vrarë edhe Molos Delija dhe Nue Bibaj, pasi u goditën nga një veturë në autostradën “Ibrahim Rugova” e cila kishte humbur kontrollin.

Kujtojmë që sot janë arrestuar dy persona të dyshuar për shkaktimin e këtij aksidenti tragjik.

Baby Boo