Shaholli: THIRRJET PRO-REFERENDUMIT NGA PINJOLLËT E TITIZMIT!


Nga Medai Shaholli

Hibridi shqiptaro-turko-torbesh Edmond Ademi, zyrtar i lartë i SDSM-së, ka bërë thirrje shqiptarëve të votojnë pro referendumit, siç thotë ai për të ardhme europiane të shqiptatëve.
Ky pasardhës i mbeturinave të titizmit nuk thotë se si do të hyjnë dhe me çfarë emri e identiteti do të përfaqësohen shqiptarët në Bruxelles, një të ardhme të largët (pas disa vitesh) pas përmbushjes së kushteve të kërkuara nga BE!

Sipas marrëveshjes së Prespës, me ndryshimin e emrit do të pasojnë ndryshimet kushtetuese ku emri shqiptar dhe gjuhë shqipe nuk do të duket në asnjë nga nenet e “dërzhavës”për rrjedhojë shqiptarët do të përfaqësohen në strukturat euro-atlantike si maqedonas nga Severna Makdonija.

Ku është arritja dhe suksesi këtu, le të na thonë mbeturinat titiste Mondi dhe Muki, me gjithë socialdemokratët shqiptarët të kyçur në partinë pasardhëse të “druzhe” Titos, që shqiptarët duhet të gëzohen pallavrave me këto integrime dhe përpërfitimet e shqiptarëve nën flamurin e “dërzhavës” me emrin sllavo-maqedonas si identitet i ri?!
A duhet të gëzohen shqiptarët fjalëve të bukura dhe dekorit të flamujve të BE, që në fakt janë gracka të Zajkos me lojën e referendumit, për një jetë më të mirë për të gjithë, duke hyr në BE pa shqiptarë, pa dinjitet, pa identitet, pa emër duke mohuar identitetin tonë kombëtar?

Ja kjo ëshë loja e Zajkos dhe e hibridëve shqiptarë si Mondi dhe të tjerë si ai , ku me kalimin e suksesshëm të referendumit, ata do të flakin tutje çdo meritë të ndihmesës shqiptare në këtë sprovë që do të thotë sipas fjalës së urtë popullore se, “tani që kapërxeva lumin të dhjevsha kalin”!
Pra, me përfundimin e referendumit dhe votimit pro tij, kryeministri Zajko,si ujk i sprovuar do të dal si fitimtar në sajë të votës shqiptare, ndërsa ne do të mbetemi si bashkësi etnike e papërfillshme jashtë kushtetutës.
Një fitore e mundshme e kryemnistrit Zaev, me këtë gur prove siç është referendumi ai do t’i jepte fund çështjes shqiptare për një kohë.

Një konfirmim i “Pro-së”, është një bast i fituar për kryeministrin Zajko kundër shqiptarëve, i cili do t’i bëj të parerealizueshme kërkesat e tyre lypsare për pak liri, të cilët do të vazhdojnë të trajtohen dhe të quhen bashkësi enike e 20%, nga grupi i bashkësive etnike të papërfillshme të “dërzhavës” Severna Makedonija.

Baby Boo