Luhet ndaj surprizës që mundi Gjermaninë, Brazili rikthehet i frikshëm


Brazili ka arritur të kalojë grupin e Botërorit pa shumë vështirësi, ndërsa e vetmja pengesë që hasi ishte barazimi i aq shumë komentuar me Zvicrën, që përfundoi me rezultatin 1-1.

Por ajo që ka frikësuar më shumë tifozët brazilianë, ishte dëmtimi i Marselos në takimin e fundit ndaj Serbisë. Ai u largua i dëmtuar në pjesën e parë dhe alarmoj jo pak, sa i përket aktivizimit të tij në ndeshjet me eliminim direkt.

Sipas lajmeve të fundit që vijnë nga përgatitjet e Botërorit në Rusi, Marselo do të jetë në fushën e lojës që ndaj Meksikës, nëse dëmtimi i tij nuk do të ketë përshkallëzim gjatë ditëve të ardhshme.

Baby Boo