Sezoni i ngrohjes mund të fillojë më herët


Këtë vit ndryshimet klimatike kanë filluar pothuajse shumë më herët, për dallim nga vitet e kaluara. Me ardhjen e vjeshtës, temperaturat në apartamente dhe shtëpi kanë filluar të ulen dhe kjo gjë detyron qytetarët të përshpejtojnë dhe sigurojnë mënyrën e ngrohjes të ambienteve të mbyllura. Gjatë kësaj periudhe, shumë prej tyre përdorin pajisjet elektrike por edhe një numër i konsiderueshëm të cilët ngrohen me dru. Më parë, ngrohja qendrore nëpër shtëpi mungonte ndërkaq sot shumica e njerëzve e shohin si alternativë burimore më të lehtë për ngrohje.

Sezoni i ngrohjes mund të fillojë më herët, gjegjësisht më 1 tetor, nëse parashikimi se temperatura mesatare e jashtme për ditët e ardhshme do të jetë më e vogël ose e barabartë me 12 gradë, thonë nga Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE). Sezoni i ngrohjes zyrtarisht fillon më 15 tetor dhe zgjat deri më 15 prill të vitit të ardhshëm.

“Nëse pranojmë të dhëna nga Drejtoria për çështje hidrometeorologjike që parashikimi për temperaturën mesatare të jashtme për ditën tjetër të jetë më e vogël ose barabartë me 12 gradë Celsius, KRRE menjëherë i njofton furnizuesit me energji për ngrohje për të filluar me shpërndarje”, tha Marko Bislimoski, kryetar i Komisioni Rregullator për Energjetikë.
Nga ky komision informojnë se për momentin testet e ftohta po bëhen në mënyrë që shpërndarja e nxehtësisë të fillojë pa asnjë problem .

“Mbajtëm takim me njësinë për Furnizim me Nxehtësi BEG dhe Shkup Veri, ndërsa me EEM Energjetika në një bisedë telefonike na konfirmuan se janë gati për sezonin e ri të ngrohjes. Furnizuesit janë të vetëdijshëm se ndryshimet në ligjet për rritjen e gjobave janë në proces dhe këtë sezon të ngrohjes ata tashmë janë proaktiv në terren. BEG na informoi se për momentin ata kanë një problem me rreth 380 ndërtesa kolektive banimi që kanë defekte në instalimin e brendshëm ose nuk kanë energji elektrike në stacionet e ngrohjes, gjë që i pengon ekipet të hyjnë në stacionet e ngrohjes. I bëj thirrje menaxherëve të objekteve, përkatësisht shoqatave të pronarëve që të paguajnë faturat e energjisë elektrike për stacionet e ngrohjes në kohë, në mënyrë që sezoni i ngrohjes të fillojë pa asnjë problem”, ka shtuar Bislimoski.

Nga sezoni i kaluar i ngrohjes deri në këtë vit, rreth 2,000 konsumatorë të rinj janë lidhur me tre termocentralet, përfshirë një pjesë të kompleksit Limak. Ndryshe, në Shkup, gjithsej rreth 60.000 familje dhe ndërtesa ngrohen me ngrohje qendrore.

Baby Boo