Moti sot në Maqedoninë e Veriut


Në vendin tonë sot do të mbaj mot me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të lehta deri mesatare dhe me erë të dobët veriperëndimore, ndërsa në pjesën perëndimore me erë mesatare perëndimore. Pasdite dhe në mbrëmje mund të ketë reshje të rrëmbyeshme shiu, shtrëngata dhe erë të fortë. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 11 deri në 20 gradë celsius, ndërsa ato maksimale do të lëvizin nga 29 deri në 37 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira mesatare. Në orët e vona të pasdites dhe në mbrëmje në pjesë të luginës do të ketë reshje të rrëmbyeshme të kohëpaskohshme. Temperaturat minimale do të zbresin deri në 17, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 34 gradë celsius.

Baby Boo