Sevdail Xhaferi: “Zbardhet dhu*na në Kumanovë, dhu*nuesit janë privuar nga liria”


Kryeshefi i SPB të Kumanovës , Sevdail Xhaferi përmes një postimi në profilin e tij ka njoftuar që MPB ka zbardhur rastin e dhu*nës të ndodhur më 14 nëntor në Kumanovë.

Më datën 15.11.2022 në Kumanovë, nëpunës policorë të SPB Kumanovë i kanë privuar nga liria R.I. (18), F.A.(19), A.D.(20), K.G.(18. A.T. (18) A.V.(18), A.S.(20), A.B. (23) dhe l.S. (19), të gjithë nga Kumanova dhe nga rrethina e Kumanovës, kurse në bisedë zyrtare janë ftuar edhe tre persona të mitur nga Kumanova.
Ata dyshohen se më datën 14.11.2022 në rrugën “Karl Marks” në Kumanovë me mjete të forta ia kanë dëmtuar automjetin e B.SH.(20) nga Kumanova, pas së cilës ai në përpjekje për të ikur ka shkaktuar aksident trafiku duke goditur në automjet të parkuar.

Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër të gjithë personave të involvuar do të parashtrohen kallëzime përkatëse.Pas ndërmarrjes së masave është konstatuar se bëhet fjalë për mosmarrëveshje pa asnjë element ndëretnik. SPB Kumanovë apelon deri te mediumet për informim profesional dhe të saktë pa spekulime rreth arsyeve për incidentin.

Baby Boo