Komuna e Tetovës: Punëtorët e “Higjienës Komunale” do të kalojnë në ndërmarrjen e re dhe do të marrin përsëri rroga të rregullta


Reagim nga ana e komunës së Tetovës për grevën e të punësuarëve në “Higjenën Komunale”

Komuna e Tetovës është e informuar për situatën aktuale në lidhje me ndërmarrjet komunale. Për të adresuar dhe zgjidhur sfidat dhe dështimin e ndërmarrjes së vjetër komunale, është vendosur formimi i dy ndërmarrjeve të reja, një ndërmarrje për menaxhim me mbeturinat dhe një për ujësjellës dhe kanalizim.
Eshtë e rëndësishme të theksohet se Komuna e Tetovës tashmë ka një kontratë e cila është nënshkruar me një operator privat dhe kjo kontratë, e cila hyn në fuqi nga data 1 dhjetor 2023 do të rezultojë në kalimin e punëtorëve nga ndërmarrja komunale tek ndërmarrja e re për menaxhimin e mbeturinave “OENEUM”. Me këtë ndryshim, të gjithë ata punëtorë do të marrin pagat e tyre në rregull, kurse Komuna e Tetovës ka marrë për obligim që të sigurojë pagesën e gjitha pagave të mbetura prapa për këta të punësuar.

Për sa i përket ndërmarrjes së për ujësjellës dhe kanalizim “Sharri” jemi në fazën e transformimit të punëtorëve nga NPK Tetovë në ndërmarrjen e re. Kjo do të zgjidhë problemet e pagave edhe për këta punëtorë. Pas përfundimit të këtij procesi, Komuna e Tetovës do të përgatit një strategji të veçantë për angazhimin dhe sigurimin e pagave për punëtorët që do të mbeten në ndërmarrjen aktuale NPK Tetova-Tetovë.
Ne si institucion mirëkuptojmë situatën me të cilët ballafaqohen punëtorët, një situatë e palakmueshme dhe trashëguar ndër vite, por dyshojmë se pikërisht reagimi i sotëm, në ditën kur të gjithë po festojmë festën e flamurit, mund të jetë i motivuar politikisht. Prandaj, kërkojmë nga të gjithë të punësuarit nga NPK Tetova-Tetovë, të mos bien pre e çfarëdo lloj provokimi nga faktorë politik dhe të përqëndrohen në bashkëpunim për zgjidhjen e çështjeve aktuale.

Baby Boo