Sërish protestë në Shkup ndaj propozimit francez për zhbllokimin e vetos bullgare


Para Qeverisë sonte ka vazhduar protesta nën moton “ULTIATUM – Jo faleminderit” kundër propozimit francez për zhbllokimin e vetos bullgare ndaj RMV-së për fillimin e bisedimeve.

Protesta që filloi mbrëmë zyrtarisht nuk ka organizator, por është përkrahur nga partitë opozitare në krye me VMRO-DPMNE. Kryetari Hristijan Mickoski u bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen, në mënyrë që, siç tha ai, të mbrojnë atë që quhet vlerë evropiane dhe të shpëtojnë procesin e negociatave me Bashkimin Evropian.

Dhe sonte pjesëmarrësit dërgojnë mesazhe kundër propozimit francez dhe apelojnë që të mos nënshkruhet.

Ndryshe, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut pas takimit të mbajtur me partnerët e koalicionit më 1 korrik, në formë integrale në ueb-faqen e saj e ka publikuar propozimin nga presidenca franceze për tejkalimin e çështjeve mes RMV-së dhe Bullgarisë, me qëllim që t’i hapet rrugë fillimit të bisedimeve me Bashkimin Evropian. Kryeministri Dimitar Kovaçevski, këtë propozim e ka vlerësuar si më të favorshëm se sa parapraku, të cilin e refuzoi në Bruksel.

Baby Boo