Dr. Ilir Hasani ironizon zërat se ai kalon në parti tjetër


Mjeku i njohur shqiptar Ilir Hasani ka është përgjigjur me ironi zërave që kanë qarkulluar në disa portale se gjoja ai dhe përkrahësit e tij është larguar nga BDI-ja dhe ka kaluar në Lëvizjen Besa. Dr. Ilir Hasani ironizon zërat se ai kalon në parti tjetër. Në profilin e tij në facebook ai ka shkruar: “Lajmi më i ri: Dr. Ilir Hasani ndrron vend, prej sallës në ortopedi kalon në sallën në traumatologji. Aty ku kam qenë, aty jam!

A u lodhet o burra?!”. Ky mesazh i tij, mohon këta zëra, duke potencuar se nuk ka ndryshuar qëndrim, por ven në pah edhe faktin se më të rëndësishëm e ka profesionin. Me postimin e tij Hasani ngacmon edhe kundërshtarët e tij, , duke i pyetur: a u lodhët?!, pa mos bërë të qartë a janë ato brenda partisë së tij apo jashta partisë.

Baby Boo