Sërish probleme në web-faqen e KSHZ-së


Pasi këtë mëngjes u rikthye web-faqja e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve sërish ka probleme dhe nuk funksionon.
Në web-faqen e KSHZ-së janë të dhënat për daljen në zgjedhje por jo edhe rezultatet.

Faqja e internetit të KSHZ-së u bllokua pas mbylljes së vendvotimeve në ditën e zgjedhjeve (15 korrik), pasi siç tha kryetari i saj Oliver Derkoski ka qenë cak i sul*meve nga hakerët.

Rezultatet e para jozyrtare KSHZ i ka publikuar dje ndërsa disa nga partitë kanë ngritur dyshime për rezultatin e zgjedhjeve për shkak të vonesave të shpalljes së tyre./Telegrafi

Baby Boo