Sërish hallakamë në Serbi: “Bllokime rrugësh, kundërshtohen politikat e Vuçiqit”


Sot, Lëvizja e Kryengritjes Mjedisore dhe rreth 40 organizata të tjera po organizojnë një bllokim të ri rrugor në 50 lokacione në të gjithë Serbinë. Thonë se asgjë nuk ka mbaruar derisa Rio Tinto të “dëbohet nga Serbia”, megjithëse presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka anuluar Ligjin për Shpronësim.
Organizatorët e protestës i bëjnë thirrje policisë që të sigurojë rendin dhe qetësinë publike gjatë protestës dhe prokurorinë të ndjekë penalisht banditë.

Qeveria serbe është përgjigjur duke pohuar se protestat nuk janë për mjedisin, por për qëllime politike.
Ndërkohë, Kryetari i Lëvizjes Dveri, Boshko Obradoviq deklaroi se kërkon pezullimin dhe mbylljen e projektit “Jadar” të kompanisë Rio Tinto, si dhe anulimin e të gjitha licencave të lëshuara deri më tani për kërkime të litiumit në Serbi.

“Kërkojmë formimin e një komisioni shtetëror që do të përcaktojë dëmet e shkaktuara në ekosistemin dhe qytetarët e Serbisë nga puset tashmë të realizuara, si dhe shumën e kompensimit që duhet të paguhet”, ka thënë Obradoviq në një deklaratë me shkrim.

Prorektori i Universitetit të Beogradit dhe dekani i Fakultetit të Pylltarisë, Ratko Ristiq, u bëri thirrje qytetarëve të Serbisë që për shkak të hapjes së minierës së litiumit t’i bashkohen protestave sa më shumë.
Kushdo që dëshiron të jetojë në Serbi, e cila është e pandotur dhe ku respektohen të drejtat e njeriut, dhe sinqerisht dëshiron të ruajë burimet natyrore, duhet të marrë pjesë në të gjitha aktivitetet që çojnë në këtë, tha ai. Ndryshe, sot do të mbahen bllokada në 50 lokacione në të gjithë Serbinë.

Baby Boo