Një 13 vjeçar në mesin e vik*timave nga Covid-19 në Prishtinë


Nxënësi Amar Gjota i klasës së shtatë në shkollën fillore “Dardania” në Prishtinë, ka vdekur ditë më parë ndërsa sot kryetari i kësaj komune Shpend Ahmeti ka njoftuar se edhe ai ishte i prekur nga koronavirusi.
Ahmeti sot ka publikuar emrat 28 pacientëve që kanë vde*kur nga Covid-19 dhe në mesin e tyre ishte edhe emri i 13 vjeçarit Amar Gjota.

https://www.facebook.com/shpend.ahmeti/posts/10160145504427166

Amari i lindur në vitin 2007-të, ka vdekur me datë 22 qershor. Lajmin për vdekjen e Gjotës e kishin bërë të ditur edhe nga shkolla e të ndjerit.
“Me dhimbjen më të thellë shpirtërore ju njoftojmë se ndërroi jetë nxënësi i shkollës sonë Amar Gjota, klasa VII/4. Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të Amarit dhe gjithë shkollës për këtë humbje të madhe” kishin shkruar në Facebook në faqen zyrtare të Shkollës “Dardania” në Prishtinë.

Baby Boo