Mjeku shqiptar i infektuar me koronavirus: Isha futur në ‘ferrin’ ku jeta dhe vd*ekja e kishin kufirin më të hollë se fija e perit


Mjeku shqiptar Shefki Meta i cili është një ndër punëtorët shëndetësor të prekur nga koronavirusi ka përshkruar në detaje ditët që ai kaloi në spitalin Infektiv. Përmes një postimi në Facebook Meta ka rrëfyer për gjendjen e tij shëndetësore e cila iu kishte përkeqësuar dhe kërkoi që të shtrohej në spital për të marrë trajtim. Sipas rrëfimit të tij ditët në Spitalin Infektiv mjeku i cilëson si “ferr” ku thotë se jeta dhe vdekja e kishin kufirin më të hollë se fija e perit.

“Unë isha mjeku që kërkoja ndihmë dhe jetë ndërsa rreth e rrotull shumë të tjerë lëngonin dhe lu*ftonin me jetën. Isha futur në “fe*rrin” ku jeta dhe vd*ekja e kishin kufirin më të hollë se fija e perit. Në ato çaste në kokë mu rrotullua jeta ime që herë më vinte si mirazh dhe herë si keqardhje që mund të largohesha nga kjo botë, pa pritur e pa kujtuar” ka shkruar ai.

Meta tutje theksoi se qëndroi disa ditë në spital teksa mjekimet tashmë po i merr në shtëpi dhe po lu*fton ende me Covid-19. Ndërsa apelon të gjithë qytetarët se e vetmja ar*më është vetmbrojtja.
Shkrimi i plotë:

Baby Boo