Bisedimet RMV-Bullgari pritet të rikthehen në tryezë nga e hëna


OSMANI: JAM OPTIMIST QË TË ARRIJMË SUKSES NË SAMITIN E QERSHORIT DHE KORRIKUT
Pas përfundimit të procesit zgjedhorë në Bullgari, të dielën. Bisedimet mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë pritet të kthehen në tryezë të bisedimeve nga dita e hënë. Kështu ka deklaruar ministri I jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, i cili shprehet optimist se pas angazhimit serioz nga të dyja palët do të tejkalohen dallimet dhe do krijohet mundësia që në samitin e BE-së që mbahet në qershor dhe korrik do të arrihet konsensus Iidhur me tekstin e korrnizës biseduese dhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

Bujar Osmani, Ministër I Punëve të Jashtme
“Kështuqë jo vetëm që jam optimist, por edhe të gjithë investimin e bëjmë që të arrijmë sukses në samitin e qershorit dhe korrikut të BE-së, sepse vlerësojmë se kjo është periudha më optimale dhe dritare e mundësisë për tejkalimin e dallimeve dhe fillimin e bisedimeve. ”

Osmani vlerëson se retorika e ashpër në raportet mes të dyja vendeve në kohën e fushatës zgjedhore në Bullgari është normale, duke nënvizuar se të gjitha proceset zgjedhore I kidnapojnë zhvillimet normale politike dhe gjithmoën emocionet ngriten në një nivel të tillë që bëjnë racionalitetin të zhduket. Ai nuk e përjashtoi mundësinë që në fazën e parë të bisedimeve mes të dyja vendeve të ketë pasur qasje të gabuar, duke nënvizuar se këtë herë do bëjnë përpjekje të krijojnë një qasje të duhur që do ndihmonte në tejkalimin e dallimeve.

Bujar Osmani, Ministër I Punëve të Jashtme
“Është e mundur që faza e parë e bisedimeve ndoshta edhe nuk ishte më e duhura, nuk ishte qasja e duhur. Sepse vlerësojmë se qasja e duhur është të bisedohet fillimisht për çështjet që afrojnë dhe për të cilat ka më pak dallime me qëllim që të krijoni ambient të besimit që më pas në ambient të tillë të besimit ti ballafaqoni dallimet që I keni.Sepse në kushte të mungesës së besimit edhe dallimet etejkalueshme bëhen të pa kalueshme.“

Këto komente Osmani I bëri gjatë shpalosjes së strategjisë së re dhjetëvjeçare për politikë të jashtme të quajtur “Reflektimi 20-30”. Sipas Osmanit bëhet fjalë për një strategji që bazohet mbi tre shtylla e që përshijnë formimin e lidhjeve mes politikës së jashtme dhe nevojave të qytetarëve, forcimin e procesit të inklizivitetit dhe si shtyllë të tretë e paralajmëroi marrjen e një forme institucionale të këtij procesi përmes krijimit të Këshillit strategjik të politikës së jashtme.

Baby Boo