Serish çmendën mediat serbe: “Më skandal vendimi i FIFA-së, se sa shqiponja e shqiptarëve


Dy vendimet e FIFA-s janë vërtet tronditëse kur marrin parasysh gjithçka që kishte ndodhur në ndeshjen Zvicër-Serbi, shkruan gazeta serbe “Novosti”.

Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) vazhdon të marrë vendime të buta dhe skandaloze. E para është Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Stephan Lichtsteiner janë gjobitur një total prej 25.000 franga zvicerane për provokim të drejtpërdrejtë ndaj Serbisë, shkruan Novosti.

Kryetari i FSS Slavisa Kokeza dhe përzgjedhës Mladen Krstanjiç janë gjobitur 5,000 franga zvicerane sepse kishin komentuar gjyqtarin Felix Brych dhe vendimet e tij në ndeshje.

Ndërsa portali fashist serb “Informer” është treguar edhe më ashpër duke e quajtur vendimin e FIFA-së skandaloze.

Vetëm 25.000 mijë franga do t’i kushtoj Zvicrës ofendimi i rëndë që iu bë Serbisë, nga lojtarët shqiptar Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri

Baby Boo