Serbia vazhdon të armatoset, ja çka blen tani nga Rusia


Armë nga Rusia kanë arritur sot në Serbi.

Një aeroplan që brenda kishte sisteme anti-ajrore “S1” ka arritur sot në aeroportin e Batajnicës.

Aeroplani në fjalë, siç raporton “Sputnik” ka kaluar përmes Ukrainës, Bullgarisë dhe Detit të Zi.

Armët e sotme që kanë arritur në Serbi, janë dy sisteme anti-ajrore, të cilat Serbia i ka kërkuar nga shteti rus.

Mediat bullgare ndërkaq kanë raportuar se është vet Sofia që i ka dhënë leje këtij aeroplani që të fluturojë mbi territorin e tyre.

Ndërkaq, i njëjti aeroplan, njëri ndër më të mëdhenjtë në botë, kishte transportuar më herët edhe helikopterë ushtarak nga Rusia në Serbi.

Baby Boo