Serbia “godet” me gjoba të majme shoferët nga Kosova, nuk toleron për këtë dokument


Serbia po u nxjerrë telashe qytetarëve që kanë patentë të shoferit të nxjerrë në Kosovë.

Nënshtetësia e Serbisë nuk u bëri punë pasi nuk u njihet patenta përtej kufirit.

Për më tepër, iu shqiptohen gjoba mbi 1000 euro. Xhelal Salihu i cili problemin e patentës nuk e pati në asnjë shtet tjetër u gjobit të shtunën mbrëma.

“Gjoba më tha se është mbi 1 mijë euro se kam hy me leje të Kosovës”, tregoi ai për Klan Kosovën.

E policia serbe nuk u mjaftua vetëm me këtë. Problemet e tilla nuk janë të reja veçse pala serbe i shkakton kohë pas kohe.

Njëjt i kishte ndodhur edhe Gëzim Shaqirit në muajin shkurt.

‘Tu u kthy nga Presheva më kanë ndalë edhe më kanë gjobitur për këtë arsye”, tregon ai.

Por pvarësisht këtyre problemeve që i shkakton Serbia, drejtuesit e institucioneve kosovare nuk kanë njohuri për to.

Edhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme Isa Xhemajli edhe zëdhënësi i policisë Baki Kelani thonë se nuk kanë dëgjuar më herët për ndalesa të tilla.

Baby Boo