E rëndë/ ‘Babi, babi…’, shqiptari merr para me makinë njerëzit në stacionin e autobusit!! (Video)


Automjeti qe shkaktoi aksident ne Athine, para stacionit te autobusit eshte nje shtetas shqiptar. Mediat greke raportojne se Automjeti tip “Volkswagen” drejtohej nga një shqiptar, i cili mbeti i plagosur.

Lëndime pësoi edhe vajza 9-vjeçare e shqiptarit, e cila ndodhej në makinë dhe nuk kishte vendosur rripin e sigurimit.

“U goditem”, bertiste vajza shqiptare pas aksidentit teksa e transportuan me urgjence drejt spitalit.

Dëshmitarët në vendngjarje thanë se u plagos lehtë edhe një i moshuar 78-vjeçar, i cili po priste në trotuar.

Sipas nje tjeter deshmitari, vajza therriste te atin: Pashë shoferin të përplasur në timon dhe pashë një vajzë të vogël në sediljen e pasme duke bërtitur ‘babi babi’. Kur e pyeta se çfarë ndodhi, më tha ‘babi po më çonte në shkollë“.

Një i vdekur dhe katër të plagosur eshte bilanci i nje aksidenti te rende te ndodhur mengjesin e sotem ne Athine.

Mediat greke bejne me dije se një makinë mori perpara njerezit qe ishin duke pritur ne nje stacion autobusi, duke lene te vdekur nje person dhe 4 te tjere te plagosur.

Një burrë 65-humbi jetën, ndërsa mes te plagosurve, eshte edhe vajza 9 vjeçare e drejtuesit të mjetit, per fat jashte rrezikut per jeten.

Baby Boo