Serbia e gatshme të sakrifikojë BE për Kosovën, Vuçiç: Do të mbrojmë interesat e shtetit, cilado qoftë kostoja


Gjatë takimit në Beograd me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov Presidenti Aleksandar Vuçiç theksoi se ai do të refuzojë anëtarësimin në Bashkimin Evropian nëse Beogradi nuk merr lëshime në këmbim të njohjes së Kosovës dhe heqjen e përpjekjeve për ta ndaluar të bashkohet me Kombet e Bashkuara.

Vuçiç tha se asnjë zgjidhje e marrëdhënieve të ardhshme të Serbisë me Kosovën nuk do të jetë e mundur pa miratimin e Moskës.

“Serbia do të jetë në gjendje të mbrojë interesat e saj thelbësore të shtetit kombëtar, cilado qoftë kostoja për Serbinë”, tha presidenti serb.

Ndërsa ministri i Jashtëm rus u shpreh se Moska duhet të miratojë çfarëdolloj marrëveshjeje mes Serbisë dhe Kosovës.

“Pozicioni i Rusisë është që BE ka një mandat të OKB për të ndërmjetësuar dialogun Beograd-Prishtinë dhe se nuk duhet të heqë dorë nga detyrimet e veta dhe duhet t’i përmbushë ato me drejtësi dhe të luftojë për realizimin e atyre zgjidhjeve dhe marrëveshjeve që janë arritur tashmë”, tha ministri i Jashtëm rus.

Presidenti Vuçiç u shpreh se Lavrov ka sjellë disa informacione shqetësuese në lidhje me planet dhe idetë se si të zgjidhet kriza e Kosovës, por duke mos dhënë të tjera detaje.

Për të zgjidhur dialogun me Serbinë, i dërguari i BE, Lajçak ishte po ashtu në Prishtinë, ndërsa më 27 qershor Thaçi dhe Vuçiç janë thirrur në Shtëpinë e Bardhë në përpjekje të vendosjes së paqes mes dy vendeve.

Lëvizje te postimet

Baby Boo