Serbi, protestuesit bllokojnë Presidencën


Mijëra qytetarë serb po protestojnë para presidencës. Ata po kërkojnë dorëheqjen e presidentit serb  Aleksandër Vuçiç. Ky i fundit në pyetjen e gazetarëve për atë se pse ambasadat e huaja nuk kanë dënuar hyrjen me dhunë në objektin e servisit publik RTS-së tha se nuk është i shqetësuar për atë pasi ka mbështetjen e popullit dhe se në Serbi ambasadat kanë standard të dyfishta. Vuçiç gjithashtu shtoi se organizatorët e protestës Gjillas dhe Jeremiq janë miq të afërt me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev.

Ambasadorët perëndimor nuk e kanë dënuar sulmin në RTS, ndërkaq e kanë dënuar atë që nuk u ka pëlqyer kur u sulmua Kuvendi i Maqedonisë. Miku i madh Gillas dhe Jeremiq, Zoran Zaev, është lavdëruar se si e kanë dënuar ish ministrin e Punëve të Brendshme, Mitko Çavkov me 18 vjet burg, pasi që nuk i ka penguar qytetarët që të hyjnë në Kuvend. Sipas kësaj logjike, ne do të duhej që ta shqyrtojmë përgjegjësinë e ministrit Nebojsha Stafanoviq që nuk ka parandaluar hyrjen e dhunuesve në RTS”- tha Aleksandër Vuçiç, Kryetar i Serbisë

Vuçiç madje për protestat në Beograd fajësoi edhe kryeministrin e Kosovës Haradinaj.

Haradinaj kur tha se do të më rrëzojë nga Qeveria mendova se po bën numra, tani e shoh se ai ka bashkëpunëtorët e tij këtu mes neve’’  – Aleksandër Vucic, Kryetar i Serbisë

Presidenti i Vuçiç nuk la pa ndërhyre edhe në punën e NATO-së, ai akuzoi Aleancën veriatlantike se nuk po e kryen punën për të cilën është në Kosovë.

Serbia do të mbrojë popullin e vetë në Kosovë, do ta ruajë popullin e vetë, përderisa ata që duhet ta ruajnë popullin tonë atë punë nuk e bëjnë. Mendojë se NATO nuk e ka kuptuar rolin e saj, NATO duhet të mendojë se puna e sajë në përputhje me rezolutën 1244 është që në cdo vend të Kosovës ta ruaj popullin ton’’ – Aleksandër Vuçiç, Kryetar i Serbisë

Organizatorët e protestave të filluara qysh nga dhjetori I vitit të kaluar në Serbi nënë  moton ‘’Një në pesë milion’’ kanë bërë të ditur se nuk do të ndalen deri në dorëheqjen e presidentit Aleksandër Vuçiç.

Baby Boo