Rexhepi: “Ëndërrën evropiane mund ta bëjmë realitet vetëm të bashkuar”


Deputeti Kastriot Rexhepi ka shkruar një status në rrjetin social Facebook ku është shprehur se ëndrrën për të qenë pjesë e familjes europiane e dëshmojnë miqtë ndërkombëtarë për çdo ditë.
Më poshtë e keni edhe statusin e plotë:

“Ëndërrën për të qenë pjesë e familjes europiane po na e dëshmojnë çdo ditë e më shumë miqtë tanë ndërkombëtarë.
Pas kryediplomatit austriak Linhart edhe presidenti polak Duda sot gjatë vizitës në vendin tonë dha një mesazh shumë frytdhënës se vendit i nevojitet marrja e datës për hapjen e bisedimeve me Bashkimin Europian, duke u zotuar edhe personalisht se do të angazhohet në maksimum për të ndihmuar vendin tonë në këtë drejtim.

Një frymë kjo shumë ndryshe dhe porosi pozitive nga qendrat e fuqishme europiane se Republika e Maqedonisë së Veriut është në rrugën e duhur.
Këtë rrugë nuk mund ta bëjmë vetëm, por të gjithë së bashku për të mirën tonë, për të mirën e gjeneratave të reja.” tha ai.

Baby Boo