Serbi, pr*otestë kundër përjashtimit të Rusisë nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut


Në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, u mbajt një pr*otestë kundër votës së Serbisë për përjashtimin e Rusisë nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut. Pr*otestuesit e ekstremit të djathtë thanë se serbët dhe rusët janë vëllezër të përhershëm, se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç dëmton këtë vëllazëri dhe se është e papranueshme vota e qeverisë serbe për përjashtimin e Rusisë nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

Duke vënë në dukje se vendimet e marra në OKB nuk janë marrë në emrin e tyre, pr*otestuesit thanë se fitorja e Rusisë në lu*ftën në Ukrainë do të ishte e mirë për interesat e Serbisë. Gjatë pro*testës, pr*otestuesit brohoritën me sloganet “Ne jemi ata, ata janë ne”, “Serbët dhe rusët janë vëllezër të përhershëm”, “Mali i Zi dhe Serbia janë një familje” dhe “Ratko Mladiç”.

Në pr*otestë u theksua se 85 për qind e popullit të Serbisë janë kundër sanksioneve ndaj Rusisë dhe se vendimet “tradhtare dhe të pamoralshme” kundër Rusisë duhet të anulohen.
Gjithashtu në pr*otestë u brohoritën sloganet “tradhtar” kundër Vuçiçit. Pr*otestuesit kërkuan shkarkimin e të gjithë këshilltarëve të NATO-së nga ministritë serbe. Pr*otesta përfundoi para ambasadës së Rusisë në Beograd me slogane kundër NATO-s dhe Bashkimit Evropian (BE).

Baby Boo