Keqmenaxhimi me pandeminë, ish-kryeministri francez rrezikon dy vite burg


Ish-kryeministri francez Edouard Philippe po hetohet nga Gjykata e Lartë e Francës për mënyrën sesi ka menaxhuar krizën e Covid-19.

Ai akuzohet se “ka dështuar të menaxhojë fatkeqësinë” nga Gjykata e Drejtësisë së Republikës, e vetmja gjykatë franceze që mund të hetojë anëtarët e qeverisë për veprime që ata kanë ndërmarrë në detyrë.

Philippe mund të dënohet deri në 2 vite burgim si dhe gjobë.

Ai u shpreh se “do të japë përpara komisionit të gjitha përgjigjet dhe informacionet e nevojshme” në mënyrë që të kuptohen vendimet e tij dhe të qeverisë së tij.

Dje vetëm disa orë pasi Edouard Philippe dha dorëheqjen si kryeministër, presidenti francez, Emmanuel Macron, ka emëruar nëpunësin e lartë civil, Jean Castex, i cili hartoi politikën për lehtësimin e masave të izolimit gjatë pandemisë, si kryeministrin të ri të vendit.

Baby Boo