Taravari flet për aks*identin në rrugën Shkup-Tetovë


Kryetari i Gostivarit, Arben Taravari ka folur për aks*identin që ndodhi dje në rrugën Shkup – Gostivari ku mbeti i vdekur një banor i Çegranit të Gostivarit dhe u lën*duan tre të tjerë.

Ai ka shprehur ngushëllime për familjarët e vik*timave dhe ka uruar që të lën*duarit të shërohen shpejtë.
Rastin e ka lidhur me vendin Llaskarcë, tek i cili vend vite më parë u ak*sidentua edhe një autobus me udhëtarë ku vdiqën 16 persona dhe u lënduan 37 të tjerë.

“Mbrëme u bë një natë e vështirë për të gjithë ne. Nasir Zendeli nga fshati Çegran i Gostivarit humbi jetën në një aks*ident të rëndë trafiku që ndodhi pasditën e djeshme në afërsi të fshatit Llaskarcë.Shpreh ngushëllimet e mija më të sinqerta për humbjen e familjarit të tyre familjes Zendeli!Në këtë aks8ident ku humbëm Naserin, me lën*dime përfunduan edhe tre persona të tjerë, Naser Iseni, Abdul Kajum Zendeli dhe Baftir Iljazi, për të cilët uroj të kenë shërim të shpejtë dhe sa më parë të rikthehen pranë familjeve të tyre.Llaskraca njihet si vend i tr*agjedive për Gostivarin… Dhimbje të këtilla mos u përsëritshin kurrë!”, shkroi Taravari në Facebook.

Ndërkaq mbrëmë, pak para orës 18:00 ka ndodhur një aks*ident në rrugën Shkup – Tetovë, në vendin Llaskarcë. Ak*sidenti erdhi pasi vetura doli nga korsia. Si pasojë një person e humbi jetën ndërkaq u l*ënduan 3 të tjerë, bashkëudhëtarë të të njëjtës veturë.

Baby Boo