Serbi godet policët me veturën e tij në Zveçan


Një serb është arrestuar në Zveçan pasi që i njëjti kishte goditur me veturën e tij një veturë zyrtare të policisë së Kosovës.

Mësohet se serbi që goditi veturën e policisë në Zveqan ishte nën ndikim të alkoolit, nga ky aksident një zyrtar policor ka pranuar tretman mjekësor, shkruan gazetametro.net.

Policia ka njoftuar sot se pas këtij incidenti, prokurori ka dërguar të dyshuarin në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Serb pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit me veturë të tij ka goditur veturën zyrtar të policisë. Një zyrtar policore mashkull K-Serb ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./gazetametro.net

Baby Boo