Edhe tre të vdekur nga koronavirusi në Kosovë


Edhe tre pacientë kanë vdekur sot nga koronavirusi në Kosovë, duke e quar kështu në 54 numrin e përgjithshëm.

Tri vdekje të reja janë regjistruar në raportin e ri të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike për ditën e mërkurë.

Të martën, IKSHPK-ja në raportin ditor kishte bërë të ditur se janë 51 persona që kanë vdekur si pasojë e virusit.

Po ashtu sot edhe 113 raste të reja janë shënuar në Kosovë me koronavirus në Kosovë, në 266 mostra të marra nga Klinika Infektive.

Kurse sot janë shëruar 67 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.644 raste, kurse raste aktive 1.293.

Numri total i rasteve pozitive në Kosovë ka shkuar në 2.991 raste, me gjithsej 54 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese

Baby Boo