Serbi: Efekti i taksës 100%, lëshime masive të punëtorëve nga puna


Efekti i taksës 100% të vendosur nga autoritetet e Kosovës mbi prodyuktet serbe, ka filluar të rrënojë ekonominë e Serbisë.Sipas informacioneve nga jugu i Serbisë, një ndërmarje prodhuese në industrinë e materialit ndërtimor nga jugu i Serbisë e cila ka të angazhuar rreth 400 puntorë, ditën e djeshme i kishte shpërndarë vendimet me shkrim 140 puntorëve përmes të cilës i njofton se nga dita e hënë të mos paraqiten në vendin e punës deri në një vendim ndryshe .

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka lutur qeverinë e Kosovës të heqë taksën, duke u ofruar për bisedime në të gjitha temat. Deri më tani qeveria Haradinaj duket e palëkundur. Taksa 100% erdhi si pasojë e politikës agresive ndaj Kosovës, si dhe pas presionit serb ndaj vendeve të botës për mospranimin e Kosovës në Interpol.

Baby Boo