Serbët përhapin spekullime sikur Kosova nuk anëtarësohet në Interpol


Gjasat që Kosova t mos pranohet në organizatën botërore policore, Interpol, janë të mëdha, deklaroi Sllobodan Zeçeviq nga Instituti serb për Studime Evropiane.

Sipas tij, ekzistojnë më shumë arsye për refuzimin e kërkesës së Kosovës, e një prej tyre është se ajo nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara.

“Në të shumtën e rasteve pranimi në KB pasohet me hyrjen në këto organizatat tjera, siç janë Interpoli dhe UNESCO-ja”, deklaroi Zeçeviqi për Radiotelevizionin e Serbisë.

Për kërkesën e Kosovës për anëtarësim në organizatën botërore policore do të votohet të martën, 20 nëntor, në Samitin që filloi sot në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Baby Boo