Në shkollën “Petar Zdravkovski-Penko” nxënësit mësojnë me libra të grisur dhe pa kopertinë


Në shkollën fillore Petar Zdravkovski-Penko, përveç kushteve të vështira, nxënësit shqiptarë po përballen edhe me problemin e librave të grisur, të vjetruar dhe që u mungojnë shumë fletë.

Në redaksinë e Pa Censurë ka arritur informacion se këto ditë, mësuesit në këtë shkollë kanë shpërndarë librat për vitin e ri shkollor. Librat që u janë shpërndarë nxënësve janë skandaloz, përveç gabimeve në përkthim, librat janë të grisur të vjetruar, mungojnë shumë fletë dhe ndonjëri nga to është edhe pa kopertinë.

Prindërit janë drejtuar te mësuesit por nuk ka patusur asnjë zgjidhje. Presim ministria e Arsimit dhe komuna e Butelit, t’i sigurojnë nxënësit me libra të rinj pasi kështu ju pamundësohet mësimi./Pa Censurë

Baby Boo