Gruaja e tretë e e Emirit të Katarit – Me 7 doktoratura, 5 djem dhe 2 vajza

DOHA, QATAR - MAY, 2008: A rare portrait of His Highness the Emir Sheikh Hamad bin Khalifa Al-Thani together with his wife Sheikha Mozah bint Nasser al-Missned outside the new Museum of Islamic Art in Doha, Qatar. The country's huge oil and gas reserves have made it one of the world's richest economies and has fuelled booming development. (Photo by Tom Stoddart/Hulton Archive/Getty Images)

Shejh Moza bint Nasser ose gruaja e Emirit të Katarit është dalluar gjithmonë për stilin, bukurinë dhe arsimimin e saj. Ajo është një nga tre gratë e Emirit të Katarit dhe ka gjithmonë vëmendjen e mediave botërore. Ajo ka pesë djem dhe dy vajza, dhe u martua në moshën 18 vjeç në 1977.

Shejh Moza bëri për vete publikun botëror me stilin e saj të veçantë, por edhe me qëndrimin, të cilin gjithmonë e shpreh qartë duke mbajtur fjalime në institucionet kryesore politike dhe shoqërore. Thuhet se ajo është dashuria më e madhe e Sheik Hamad bin Khalifa Al Thani.

Deri më tani Moza ka shtatë doktoratura dhe është një nga zonjat e pakta që vesh të koleksioneve të fundit. “Chanel”, “Givenchy” dhe “Dior” janë shtëpitë e saj të preferuara të modës dhe disa nga veshjet kushtojnë 30,000 dollarë secila, ndërsa disa madje edhe 100,000 dollarë.

Baby Boo