Serbët i bëjnë shtatore diplomatit rus që mohoi gjenocidin në Srebrenicë

Një shoqatë kulturore serbe do t’i ngrejë një statujë të ish-ambasadorit të Kombeve të Bashkuara, Vitaly Churkin, i cili vuri veton në viti 2015 për një draft rezolutë të OKB-së që e dënonte masakrën e Srebrenicës si gjenocid.
Një shoqatë kulturore serbe e quajtur Srpski Krivak ka njoftuar se do të ngrejë një statujë të Vitaly Churkin në shkurt të vitit të ardhshëm në Rusi, duke nderuar ambasadorin e ndjerë të Moskës në Kombet e Bashkuara, i cili vuri veton ndaj një rezolute që do të kishte dënuar masakrat e Srebrenicës në 1995 si gjenocid.“Skulptura është pak më shumë se dy metra e gjysmë e lartë, e derdhur në bronz; baza do të jetë rreth një metër, kështu që lartësia e totale është rreth tre metra e gjysmë,” tha për BIRN skulptori Dragan Radenoviq, një anëtar i shoqatës.

Baby Boo

Radenoviq tha se skulptura tregon Chepurinin me dorën e tij të djathtë “ngritur në mënyrë tipike” dhe një pallto varur në krahun e majtë, e modeluar sipas togës së lashtë romake.Sipas Radenoviqit, statuja do të vendoset përballë shtëpisë ku Churkin jetonte në vendlindjen e tij të Marinkino, në verilindje të Moskës.Ai shtoi se Churkin “është bërë i njohur dhe i rëndësishëm nga rajoni i tij”, sepse ai u dekorua me nderimet më të larta kombëtare nga presidentët e Rusisë dhe Serbisë.Radenoviq ka thënë më parë për Radion Europa e Lirë se ai e konsideron veprimin më të madh të Churkinit për Serbinë vendosjen e vetos për një rezolutë të sponsorizuar nga Britania në vitin 2015 në Këshillin e Sigurimit të OKB-së që do të kishte dënuar masakrat e Srebrenicës në 1995 si gjenocid.Rezoluta kishte për qëllim të shënonte 20 vjetorin e vrasjes së rreth 8,000 burrave dhe djemve boshnjakë nga forcat serbe të Bosnjës.Krimi u klasifikua si gjenocid nga Gjykata Penale Ndërkombëtare dhe nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë.Churkin, i cili vdiq në shkurt 2017, ishte gjithashtu i dërguar i Rusisë në bisedimet e paqes gjatë konfliktit në ish-Jugosllavi nga viti 1992 deri 1994.Srpski Krivak, që mban emrin e një lloji drithi, ka rreth 200 anëtarë në mbarë botën dhe donatorët për statujë janë nga Serbia dhe Republika Srpska, tha Radenoviq.Ai pretendoi se kishte qenë një mik personal i Churkinit, pasi e kishte takuar atë në vitin 1981 në një vizitë studimore në Bashkimin Sovjetik.“Po vizitoja Moskën me mentorin tim të tezës, i cili më mori në Akademinë Diplomatike të Ministrisë së Jashtme, ku Vitalia Ivanoviq po mbronte tezën e tij atë ditë,” tha Radenoviq.Ai shtoi se ishte impresionuar nga serioziteti i Churkinit dhe mënyra se si mbrojti disertacionin e tij, pas së cilës ata u bënë miq.Një tjetër shoqatë, Alternativa Lindore e drejtuar nga serbët e Bosnjës, donte të ngrinte një monument për Churkinin në parkun e qytetit në Srebrenicë në mirënjohje për bllokimin e tij të rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së.Nisma u dënua nga shoqatat që përfaqësojnë familjet e viktimave të Srebrenicës si një përpjekje për provokim dhe në fund ajo u rrëzua.Megjithatë, Alternativa Lindore e ngriti një monument të Churkinit në Sarajevën Lindore në Republikën Srpska në nëntor 2017.