FIFA saktëson shpejtësinë e Mbape ndaj Argjentinës: Vrapoi pothuajse si Bolt!


Kilian Mbape ka marrë skenën botërore në moshën 19-vjeçare. Me Mesin dhe Kristiano Ronaldo të eliminuar, ylli i ri i futbollit botëror është sulmuesi i PSG-së, që kushtoi 180 milionë euro sapo u bë madhoren.

Mbape kaloi nga Monako në Paris për një shifër rekord, më të ulët vetëm se ajo e Nejmarit. Tashmë është lojtari i dytë më i ri që shënon një dygolësh në fazën me eliminim të një Botërori. Fenomen, pa diskutim. Lajmet për të pas ndeshjes me Argjentinën pushtuar shtypin sportiv dhe jo vetëm.

Komplimente pa fund. Ansa publikoi lajmin se Mbape kishte arritur sprintierin e famshëm Usain Bolt, duke vrapuar me 38 km në orë gjatë aksionit, ku fitoi penalltinë e golit të parë. Por FIFA sqaron gjithçka zyrtarisht, duke bërë me dije se shpejtësia maksimale e arritur nga sulmuesi francez ishte 32.4 km në orë. Shumë edhe kaq, duke ditur që kishe topin në këmbë.

Bolt ka vrapuar me shpejtësinë 37.58 km në orë në garën e 100 metrave. Një saktësim nga FIFA që nuk i heq asgjë vlerës së Mbape, sepse detyra e tij është të shënojë dhe jo të vrapojë sa më shpejt të jetë e mundur.

Baby Boo