Serbët e bëjnë veprimin e parë të turpshëm, po përgatiten për një tjetër


Përfaqësuesja e Zvicrës dhe Serbia do të vihen mesvete në Kupën e Botës në një ndeshje shumë të rëndësishme.

Duke filluar nga ora 20:00 në Kaliningrad, Zvicra dhe Serbia do të kërkojnë rezultat pozitiv për të bërë një hap të rëndësishëm për të kaluar në raundin 1/16 të Kupës së Botës.

Kjo ndeshje ka tërhequr vëmendjen e të gjithë më shumë se ndeshjet tjera, shkaku i katër lojtarëve shqiptarë që luajnë te Përfaqësuesja e Zvicrës.

Valon Behrami, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Blerim Xhemaili, janë lojtarët shqiptarë që luajnë te Zvicra, shkruan lajmi.net.

Media kontroverse ‘Alo.rs’ ka bërë një veprim të pamatur duke i veshur Behramin dhe Shaqirin me veshje tradicionale serbe.

Kjo medie po ashtu raporton se tifozët serbë dhe ata rusë janë bërë bashkë për këtë ndeshje, ku do të këndohen edhe kore raciste ndaj këtyre dy futbollistëve.

“Janë marrë vesh që pandërprerë t’i brohorasin Shaqirit dhe Behramit lojtarë serbë: “Valone, Srbine” i “Džerdane, Srbine”, shkruan ‘Alo’.

Ndeshja mes Zvicrës dhe Serbisë është e vlefshme për grupin E./Lajmi.net/

Baby Boo