Bisedat erotike të funksionarëve të BDI-së po ngadalësojnë punën e Prokurorisë Speciale?


Burime të afërta me Prokurorinë Speciale Publike (PSP) thonë se kjo prokurori po përballet me një problem mjaft serioz në punën e saj. Ky problem, sipas tyre, janë bisedat e shumta erotike të funksionarëve të BDI-së që janë të incizuara te të ashtuquajturat “bomba” të Zaevit.

“Bombat që kanë dalë në opinion nuk janë as 1 për qind. Megjithatë ato janë biseda personale dhe nuk paraqesin bazë për ngritjen e hetimeve. Mirëpo patjetër duhet t’i degjojme të gjitha, sepse brenda ndonjë bisedëe erotike mund të jetë e ‘fshehur’ ndonjë bisedë që zbulon vepër penale. Për shembull disa biseda ku funksionarë të partisë blu kërkojnë shërbime seksuale nga vajza të reja duke i kushtëzuar për punësim ose avancim në karrierë. Këto raste mund të procedohen penalisht sepse paraqesin keqpërdorim të pozitës zyrtare”, kanë thënë këto burime.

Në BDI nuk ka reagim zyrtar lidhur me këto informacione. Jozyrtarisht, burime nga kjo parti që duan të mbeten anonjme, kanë akuzuar se PSP po u bën presion në ketë periudhë, për shkak të bisedave që ka filluar BDI me VMRO-DPMNE-në për rrëzimin e qeverisë së Zaevit dhe formimit të një koalicioni të ri qeveritar.

Baby Boo