SELMANI: SHOQATAT TË MOS MERREN ME POLITIKË


Të ndërpritet fushata e tyre kundër referendumit


Shoqatat civile të cilat apelojnë deri tek qytetarët të bojkotojnë referendumin, sipas njohësit të çështjeve juridike Bashkim Selmani, janë të themeluara nga parti politike dhe synojnë të mbrojnë interesat politike. Selmani thekson se të njejtat duhet të merren me çështje civile dhe jo të përfshihen në çështjet politike.

‘Këto shoqata që janë në funksion të çështjeve civile shpeshherë brenda këtyre decenieve janë të themeluara nga partitë politike dhe kanë mbrojtur interesat politike. Këtu duhet të vihet në funksion ligji dhe gjithë ata shoqata që kanë karakter civil duhet të merren me çështje civile por jo edhe me çështje politike.Thjeshtë këta njerëz duhet të merren në përgjegjësi sepse veprojnë jashtë statutit të tyre dhe jashtë të drejtave për themelësinë e personave juridik të funksionalitetit.’

Sipas Selmanit, njerëzit e përfshirë në këtë fushatë për bojkotim të referendumit duhet të përgjigjen para Gjykatës dhe të ndërpresin aktivitetin e tyre sepse përndryshe, siç thekson ai, do të sjellin pasoja për vendin.

‘Kjo nuk është në interes të Maqedonisë, sepse ato kanë karakter të cilat duhet ti drejtojnë shqetësimet dhe problemet e qytetarëve, dhe të njejtit i denoncojnë para institucioneve politike ose publike. Fatkeqësisht këto shoqata merren me veprimtari politike që bie në kundërshtim të drejtëpërdrejtë me aspektin kushtetues dhe ligjor dhe prandaj Gjykata duhet ti marrë në pyetje dhe të ndërpresin funksionin e tyre sepse në të kundërtën pasojat do të jenë shumë më të larta.’

Përndryshe, krahas fushatës për bojkotimin e referendumit të emrit, në opinion qarkullojnë edhe apele për mbështetjen e të njejtit.  Grupi i ‘Ohrit’ është njëri nga mbështetësit e referendumit dhe së fundi ka bërë thirrje për dalje në referendum. “Më 30 shtator do të keni mundësi të bëni zgjedhjen historike. Nëse dëshironi ta hapni rrugën për anëtarësimin e vendit tuaj në NATO dhe BE me mbështetje të marrëveshjes me Greqinë, ne, Grupi i “Ohrit”, ju ftojmë të thoni ‘Po’ –deklarojnë nga ky grup.

Baby Boo