Haradinaj paralajmëron organizimin e një proteste kundër Qeverisë Kurti


Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, teksa ka adresuar një sërë kritikash ndaj qeverisë, nuk ka përjashtuar as mundësinë se do të protestojnë nëse situata mbetet e njëjtë.

Jemi seriozë në punën tonë, edhe pse jemi grup i vogël parlamentar, e shihni sa seriozë jemi në punë. Por, nëse situata në tema të caktuara përkeqësohet, nuk e përjashtojmë edhe mundësinë e protestave. Por mendoj se duhet t’i shfrytëzojmë të gjitha instrumentet institucionale”.

Haradinaj vlerëson se partitë tjera opozitare nuk janë aq ballafaquese ndaj Vetëvendosjes dhe se AAK-ja mban fronin opozitar, njofton Klankosova.

Partitë e tjera opozitare kanë një tjetër dinamikë, e kanë një rrugëtim të vetin, jo aq ballafaques me Vetëvendosjen, të paktën nuk shihet se është ashtu. Është konstatim se fronin opozitar e mban Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e mbajmë ne dhe unë”, tha Haradinaj.

Baby Boo