‘Selfie’ i Brandt pas ndeshjes që po ‘çmend’ Gjermaninë


Ylli i Gjermanisë, Julian Brandt, është kthyer në qendër të kritikave pas ndeshjes së humbur ndaj Meksikës me rezultat 1-0. 

Humbja e Die Mannschaft në start të Kampionatit Botëror ka ndikuar keq te publiku gjerman.

Meksika ka fituar me golin e Hirving Lozano në minutën e  35-të në Luzhniki Stadium.

Lojtari i Bayer Leverkusen, Brandt pas ndeshjes nuk ia ka prishur qefin një fëmije afër tunelit duke bërë ‘selife’ me të, ndërsa kjo nuk i ka pëlqyer aspak gazetës gjermane Bild.

“Gjermania e nis keq fillimin e Kampionatit Botërore 2018 dhe Julian Brandt nuk ka asnjë punë më të mirë se sa të buzëqeshë në kamerën e një amatori. Pak sekonda pas vërshëllimës finale të gjyqtarit, yjet e Gjermanisë janë të zhgënjyer, të frustruar, kokëvarur. Vetëm një person mund të buzëqeshte”, ka shkruar tabloidi gjerman më i shitur, duke iu referuar gjestit të Brandt.

Brandt që u fut në lojë në minutën e 86-të në vend të Timo Werner e ka shpjeguar foton e bërë.

“isha duke shkuar në tunelin e lojtarëve, pastaj erdhi një djalë i vogël dhe bërtiti”.

“Nuk mendon dy herë për  këtë. Kur një fëmijë kërkoi një favor, ju ia bëni. Kam marrë telefonin dhe kam fotografuar. Nuk kam menduar asgjë në atë moment”, ka deklaruar ai. /Telegrafi/

Baby Boo