Tensionohen marrëdhëniet, Kina: Jemi pranë një Lufte të Ftohtë me SHBA


“Kina dhe Shtetet e Bashkuara janë vetëm një hap larg një Lufte të re të Ftohtë”. Kështu deklaroi ministri i jashtëm kinez, Wang Yi duke shpjeguar se të dy vendet nuk duhet të kenë konflikte dhe duhet të bashkëpunojnë përmes respektit reciprok.

“Në të njëjtën kohë”, shtoi ai, “Shtetet e Bashkuara duhet të heqin dorë nga përpjekjet për të ndryshuar Kinën dhe të respektojnë dëshirën e saj për t’u zhvilluar”.

Përshkallëzimi i tensioneve mes dy vendeve është shkaktuar nga emergjenca e koronavirusit, por marrëdhëniet ishin të tendosura prej muajsh.

Problemet janë bërë të vështira për tu kapërcyer pas betejës së taksave. Më 14 maj, presidenti amerikan, Donald Trump, kishte hedhur hipotezën e ndërprerjes së plotë të marrëdhënieve me Kinën, duke pretenduar se kishte një raport shumë të mirë me liderin kinez, Shi Jonping, por për momentin, nuk kishte dëshirë të thoshte më shumë.

Në një intervistë për FOX, kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se ishte shumë i zhgënjyer nga Pekini zyrtar për çështjen e pandemisë, për të cilën tha se mund ta kishte parandaluar.

“Kishin mundësitë ta ndalonin”, tha presidenti Trump.

Por ajo që ndezi akoma më shumë tensionet ishin akuzat amerikane për hakerim drejtuar piratëve informatikë kinezë që sipas tij po tentojnë të grabisin pronësinë intelektuale amerikane për sa i takon trajtimeve dhe vaksinës kundër Covid 19.
Kina i ka refuzuar akuzuat dhe tani, zyrtarët kinezë kthehen të flasin madje për Luftë të Ftohtë.

Baby Boo