Selami: Regjistrimi i popullsisë nuk është pazar


Enti Shtetëror i Statistikave po bën përgatitjet e fundit për fillimin e regjistrimit të popullsisë dhe amvisërive në terren, duke respektuar të gjitha masat për mbrojtjen e shëndetit, ka deklaruar zëvendësdrejtori i EShS-së, Ilmi Selami, në një intervistë për REL. Sipas tij, çdo prolongim nuk garanton se do të kemi gjendje më të mirë me pandeminë, teksa agjendat politike nuk do të kenë ndalur.

“Edhe po ta shtyjmë për një vit, kush garanton se vitin tjetër nuk do ta kemi këtë gjendje. Patjetër ta zbatojmë procesin duke respektuar plotësisht masat mbrojtëse. Agjendat politike për fat të keq në Ballkan asnjëherë nuk janë ndalur, nuk ndalen dhe nuk do të ndalen asnjëherë. Në fakt në këtë jonormalitet të plotë ndoshta është normale për shkak se atë e kanë punë partitë politike, të gjejnë agjendë, të gjejnë tema aty ku nuk ka. Të gjithë duhet të kuptojmë, mua më vjen keq që partitë politike nuk kuptojnë se nëse nuk mbahet regjistrimi humbin të gjithë.”,- deklaroi zëvendësdrejtori i ESHS-së, Ilmi Selami.
Selami nuk beson se të ftosh qytetarët për të respektuar ligjin përbën diçka të keqe. Sipas tij, çdokush që ndihmon regjistrimin është në të mirë të procesit.

Baby Boo