Aktori i famshëm martohet për herë të pestë, nusja është 4 vite më e vogël se djali i tij


Aktori i famshëm i “Hollywood”-it, Nicolas Cage, është martuar për herë të pestë.
56-vjeçari ka kurorëzuar në martesë dashurinë e tij me të dashurën 26-vjeçare, Riko Shibata.
“Daily Mail” shkruan se ata kanë mbajtur një ceremoni të vogël në Las Vegas, ku kanë marrë pjesë edhe ish-bashkëshortja dhe djali i tij.

Aktori fitues i “Oscar” u martua në një ceremoni intime në Wynn Casino and Hotel në Sin City më 16 shkurt. Kjo datë është zgjedhur nga çifti për të nderuar ditëlindjen e babait të ndjerë të dhëndrit.
Pasi u mor vesh për martesën e tij, Cage ka thënë për “Daily Mail”: “Është e vërtetë, jemi shumë të lumtur”.

Pas dasmës, nusja dhe dhëndri, të cilët u takuan për herë të parë në Shiga të Japonisë, mbajtën një festë të vogël. Aty ishte e pranishme edhe gruaja e tretë e tij, Alice Kim, me të cilën ka vendosur që të jenë miq, si dhe djali i tyre Kal.
“Daily Mail” shkruan se Riko është 30 vite më e vogël se Cage si dhe 4 vite më e re se djali i parë i aktorit, Weston Cage.

Baby Boo